Vezët e kuqe të Pashkës janë një prej traditave që zonjat korçare e kanë ruajtur me fanatizëm.

E enjtja i gjen ato duke lyer vezët në ngjyrë të kuqe, një simbolikë e triumfit të jetës mbi vdekjen.

Fillareti Mindili e nisi ditën herët me këtë traditë të rëndësishme që e ka trashëguar nga familja ndërsa tregon sesi ky ritual  nuk ka humbur asnjëherë as në kohën e komunizmit.

Në shenjë mbarësie vezët e kuqe të Pashkës shpërndahen te miqtë dhe të njohurit, ndërsa të shtunën në mesnatë të gjithë zgjedhin vezët e tyre dhe nis një garë ku përplasen skajet e vezëve mes njëri- tjetrit derisa të zgjidhet veza më rezistente që është një ogur i mirë.

Top Channel