Ish-kryetari Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ndau për “Top Talk” mendimin e tij për zgjedhjet presidenciale.
Kume u shpreh se mjafton që kandidati të jetë i përshtatshëm për të kryer detyrën e tij si president i Republikës së Shqipërisë.
“Rama ka deklaruar që mirëpret dhe pse mos ta marrë në konsideratë një kandidaturë që nuk vjen nga njerëzit e tij. Në qoftë se ai është i përshtatshëm për të kryer atë detyrë ashtu siç e kërkon ligji dhe kushtetuta e republikës”, u shpreh ai.
Në studio Kume u pyet se nëse do ta pranonte një ftesë nga Rama me anë të një telefonate, ku do t’i ofrohej posti i presidentit, ndërsa përgjigja mbeti sërish enigmë.
“Do të them se një telefonatë e tillë e para gjë që ndjen është kënaqësia për vlerësimin që të është bërë, nga na tjetër njeriu mat fuqitë e tij se sa i zoti është për ta përballuar atë detyrë që para së cilës duhet të bësh maksimumin”, u shpreh Kume.
Top Channel