Kompanitë e mëdha në Shqipëri kanë ulur taksat që i paguajnë shtetit. Nga një analizë e shifrave pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të mëdhenj, e cila ka në fokus mbledhjen e të ardhurave nga kompanitë e mëdha në vend, barra tatimore në 34%. (TAB) në vitin 2021 ishte 47%.

Kompanitë e mëdha në Shqipëri kanë ulur taksat që i paguajnë shtetit. Nga një analizë e shifrave pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të mëdhenj, e cila ka në fokus mbledhjen e të ardhurave nga kompanitë e mëdha në vend, barra tatimore në 34%. (TAB) në vitin 2021 ishte 47%.

Ekspertët mendojnë se rregulloret e vjetruara efiçenca e dobët po sjell një kosto më të rëndë te bizneset e tjera

Mospagesa e taksave nga kompanitë e mëdha po bën që më shuam taksa të mblidhen nga Drejtoria e Tiranës, që i mbledh kryesisht nga bizneset e mesme dhe të vogla.

Ka pasur një rregullore diku më shumë se para 15 vitesh, ku përcaktohej se kush do ishin tatimpaguesit e mëdhenj. Si duket nuk ka funksionuar ky mekanizëm i hyrjes dhe daljes së bizneseve të mëdha dhe kjo ka dërguar në një ulje të barrës. Nuk është bërë transferimi i bizneseve tek kjo Drejtori. Është një problem që buron nga veprimet burokratike.

Në këto kushte, sipas ekspertëve nuk përjashtohet as mundësia e evazionit fiskal.

Duke qenë se nuk janë në këtë drejtori të lënë të dyshosh se nuk merret ajo taksë apo të mbajnë atë barrë të caktuar që do të duhej të paguanin nëse do konsideroheshin tatimpagues VIP. Përsa kohë nuk kemi një analizë mund edhe të dyshojmë që ka edhe fenomene të shmangies tatimore.

Në paketën fiskale të vitit 2020, qeveria përgjysmoi tatimin mbi dividentin, nga 15 në 8%, si një masë lehtësues për kompanitë e mëdha gjatë pandemisë, ndërsa nga krahu tjetër zgjeroi bazën e taksimit për të dypunësuarit.

Këto politika shoqëruar edhe me procesin e fiskalizimit kanë krijuar paqartësi tek bizneset dhe në mbledhjen e taksave në përgjithësi. Kjo vërehet edhe te rritja e borxhit tatimor. Institucionet ndërkombëtare shpesh i kanë bërë thirrje qeverisë të mos ndryshojë taksat. Vetëm në tre muajt e parë të 2022 u mblodhën 30 miliardë lekë më shumë taksa.

Top Channel