Ndërsa mori fjalën në seancë plenare, ish kryeministri Berisha është përpjekur të zhvendosë vemendjen pas incidentit me Alibeajn në seancë, duke i kujtuar Ramës incidentin në avion për mbajtjen e maskës covid.
“Po në një proces mafioz, kurrë nuk mund të përlyhet opozita. Ky është kryeminstri i vetëm në botë që nxirret forcërisht nga avioni. Pasagjerët panë tmerr sepse nga avioni me policë nxirren vetëm të burgosurit.
kur e panë se s skishte hekura u tmerruan edhe më shumë. e morën për përfaqësues të një organizate terriroriste.” u shpreh Berisha.
Pak caste më parë, ndërsa kërkoi fjalën për të replikuar me kryeminstrin Rama, ish kryeministri Berisha shtyu nga Foltorja e Kuvendit, kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj.
Top Channel