Shimpanzetë e refuzuara të laboratoreve lëshohen në ishullin e pabanuar liberian pas vitesh torture (fotot)

21/04/2022 15:27

Një grup prej 65 shimpanzesh – të mbijetuar nga rreth 400 ish-subjekte testimesh laboratorike dhe eksperimentesh të financuara nga SHBA, janë tashmë të aftë të shijojnë pjesën e mbetur të jetës duke ngrënë fruta e duke marrë kujdesje, pasi u lëshuan në gjashtë ishuj të pabanuar lumenjsh në Liberi.

Kafshët e ‘traumatizuara’ – disa prej të cilave kanë kaluar qidnra biopsi – nuk mund të lëshoheshin në botën e egër të hapur, prandaj janë të kufizuara në banesën e re të mbyllur, rreth 50 km të kryeqytetit të vendit afrikano-perëndimor Monrovia.

Kujdestarët e tyre përgatisin çdo mëngjes rreth 200 kilogram ushqim dhe rreth gjysmën e sasisë në mbrëmje, çka arrin në 10 ton në muaj.

Testimet ndaj shimpanzeve në Liberi nisën në vitin 1974, kur qendra ‘New York Blood Center’ financoi kërkimet mjekësore ndaj hepatitit B dhe sëmundjeve të tjera.

Gjatë luftës civile shkatërrimtare në Liberi në vitet 1989-2003 shimpanzetë thuajse ngordhën urie.

Studiuesit larguan shimpanzetë në ishujt e lumenjve në mesin e viteve 2000, por gjendja e tyre e rëndë vijonte.

Për arsye të paqarta financimet e qendrës së eksperimenteve u ndërprenë në 2015 dhe kafshët u braktisën pa asnjë mbështetje.

Aktivistë të mbrojtjes së kafshëve protestuan para selisë së testimeve ne New York mes të cilëve dhe aktorë të njohur që në një peticion kërkuan rinisjen e financimeve.

Pas arritjes së një marrëveshjeje tashmë kujdestarët e majmunëve vijnë çdo mëngjes me barka për t’i ushqyer ato me fruta, banane dhe ushqime të tjera, shkruan britanikja Daily Mail.

Grupi Humane Society International kujdeset tashmë për kafshët duke thënë se punonjësit trajnohen për të qenë të butë e të sjellshëm me to.

Veterinerët thonë se disa stimuj mund të risjellin kujtime negative te to, pak a shumë si te njerëzit.

Ata thonë se do të kujdesen derisa të gjitha kafshet të arrijnë fundin e jetës, që llogariet deri në 50 vjet. Mes tyre përfshihen një numër i vogël të vegjëlish, për të cilët veterinerët thonë se do të sterilizohen për të parandaluar të tjera lindje.

FOTO GALERI
4/15
Testimet ndaj shimpanzeve në Liberi nisën në vitin 1974

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA