
24/02 23:02
Rusia vendosi këtë të enjte ndalimin për hyrjen në vend për zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris dhe kreun e Facebook-ut, Mark Zuckerberg
Po ashtu, ndalohet hyrja edhe për 27 amerikanë të tjerë të shquar, si hakmarrje për sanksionet e vendosura për fushatën ushtarake të Kremlinit në Ukrainë.
Ministria e Jashtme ruse tha se ndalimi i udhëtimit, i cili përfshin gjithashtu zyrtarë të lartë të Pentagonit, udhëheqës biznesi dhe gazetarë amerikanë, do të mbetet në fuqi deri “në përjetësi”.
Top Channel