Kujtim Meta ishte duke konsumuar kafen e pasdites në një nga lokalet e Lushnjës, kur drejt tij një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri plumbash.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në orën 16.15 në lagjen “Skënder Libohova”. Gazetarja Dorjana Bezat tha per Top Channel se 44-vjeçari ka qenë  vetëm kur autori, i maskuar me me kapuç dhe maskë anti Covid hyri brenda lokalit dhe qëlloi 8 herë në drejtim të Metës.

Dy plumba e kapën në shpinë dhe dy të tjerë në krahun e djathtë. Aktualisht, 44-vjeçari ndodhet në spitalit e Traumës në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Pas atentatit, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe policia nuk ka rënë ende në gjurmët e tij.

Kujtim Meta, banues në fshatin Savër të Lushnjës nuk ka precedent të mëparshëm penalë dhe deri tani policia nuk ka ende pistë hetimi.

Top Channel