Zgjedhjet presidenciale janë bërë temë diskutimi edhe në studion e ‘Top Story mbrëmjen e sotme, ku i ftuar është Agron Duka, i cili ka folur mbi takimin me kryeministrin Edi Rama dy ditë më parë.

Ai tha se në lidhje me këtë çështje mendon se është thjesht një tallava e krijuar nga Rama pasi e ka gati  tashmë se kë do të zgjedhë për president, por po e bën pa arsye të gjithë procesin.

Duka tha se Rama po i ndryshon çdo sitë kriteret që duhet të plotësojë presidenti i ardhshëm, duke mos i lënë mundësi askuj që të japë një emër konkret.

Nga takimi që patët dje, që u duk se nuk zgjati shumë, si e shihni sjelljen e mazhorancës?

Agron Duka: Unë e kam quajtur tallava dhe rrjedh nga vetë Rama. Ato që i vë re çdokush, mbledh deputetët, i thotë më jepni propozime dhe të nesërmen e zgjedh vetë. Është një kakofoni që e ka krijuar vetë. Ai duhet të vendosë ca përcaktime dhe ne ta dimë. Ne duhet të shohim humorin e Ramës. Disa u shtrembëruan se ishin mprehur të bëhen. Kjo mënyrë komunikimi nuk është e mirë prandaj vjen ky reagim.

Në shkuam në takim dhe u vendos të pranohej propozimi që të shtyhej me një javë, si pasojë do të shtyhet edhe seanca e parë e kaq. Nuk kemi diskutuar gjë tjetër. Sot mora vesh nga km që deputetët përjashtohen. Pas një jave do të marrim vesh gjëra të tjera. E paragjykoj procesin. Grupi parlamentar i majtë nuk ka faj se një opozitë e dobët e ka bërë të fuqishëm dhe ai shprehet si të dojë vetë. Kaq shumë pushtet nuk ka patur askush në pushtet përball opozitës. Ne bëmë një propozim që mund të kemi përfaqësues të opozitës.

Spiropali: Ne i kemi vënë emër të përjashtuarit, është Sali Berisha. Nuk duam të hyjmë në përbërjen e grupit të opozitës. Ai është vetëpërjashtuar nga një proces që nuk i e ka ftuar askush.

Agron Duka: Ajo që po ndodh me Berishën po ndodh me të gjithë shoqërinë shqiptare. Uroj të mos më dalë fjala dhe presidenti të jetë mbi palët, por mendoj që Rama tashmë e ka projektuar.

Top Channel