Zgjedhjet e 6 marsit konfirmuan edhe një herë se të rinjtë janë indiferentë për të vendosur për fatet e tyre.
Të dhënat e publikuara nga Komisoni Qendror Zgjedhjeve nxorën në pah se grupmoshat nga 18 në 24 vjeç përbënin vetëm 10 % të zgjedhësve që iu drejtuan kutive të votimit, ndërsa mosha e tretë edhe këtë herë rezultoi më e devotshmja.
Të dhënat e gjeneruara nga pasisjet e identifikimit elektronik, konstatuan 9 raste të dyshuara për votim të dyfishtë, të cilat do shkojnë të dyert e Prokurorisë.
Teknologjia shmangu problamatikat e mëdha, por për Komisionerin Celibashi nëse partitë politike duan të shtrijnë projektin e votimit dhe numerimit elektronik në të gjithë vendin duhet të vendosin tani.
Aktorët politikë janë vonë edhe për një tjetër proces atë të reformës zgjedhore, ndaj Kryekomisoneri nuk nguroi të përsëriste apelin që palët të mos vonohen dhe të ulen ne tryeze.
Top Channel