Mesnatën e së hënës banorët shqiptarë të Mitrovicës së Veriut dëgjuan dy shpërthime në afërsi të shtëpive.

Mentor Boja banor në Lagjen e Boshnjakëve thotë se shpërthimi qe i madh. Këto ngjarje i kthejnë shqiptarët e Mitrovicës së Veriut prapa në kohë.
Njoftimi që morën banorët nga autoritetet për shpërthimet ishte se erdhën nga mjete piroteknike.

Përpos këtyre shpërthimeve qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës po përballen edhe me sulme.

Të martën në mbrëmje një qytetar i Kosovës teksa po udhëtonte me veturën e tij nëpër Leposaviç ka deklaruar se në drejtim të tij dikush ka gjuajtur me armë. Policia njofton se ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka sekuestruar katër gëzhoja të plumbave.

Nuk është raportuar për të lënduar.
Në veri të Kosovës, për katër ditë u regjistruan pesë sulme ndaj policisë kufitare e qytetarët në disa raste raportuan se kishin dëgjuar shpërthime e se u sulmuan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA