22/12 16:10
Presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar ditën e sotme mbi situatën aktuale të luftës me Rusinë dhe ndërhyrjet e ndërkombëtarëve.
Ai ka akuzuar Perëndimin për vendosjen e kufizimeve të paligjshme ndaj kompanive ruse, duke pretenduar se këto sanksione shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.
“Këto masa bien ndesh me parimet e OBT-së, ndaj të cilave kolegët evropianë e kanë përsëritur vazhdimisht respektimin e tyre”, tha ai.
Sanksione të ashpra janë vendosur ndaj aseteve dhe individëve rusë nga aleatët perëndimorë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, i cili filloi në fund të shkurtit.
Ato ishin krijuar për të ushtruar presion ndaj Putinit për të tërhequr forcat e tij.
Top Channel