Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili foli për “Top Talk” rreth kandidaturave që kryeministri Edi Rama mund të ketë për Presidentë.
Në lidhje më këtë çështje Vasili shprehet se nëse Rama do të sjellë një kandidaturë për president nga radhët e PS-së, do të tregojë dëshirën e tij për pushtet.
“Atë ditë që do të ndodhi kjo Edi Rama nuk është më kryeministër. Edi Rama jeton vetëm nga rrëmbim pushtetesh pafund sepse është peng i disa borxheve të mëdha që janë jashtë dyerve të qeverisjes, që janë nëpër incerneratorë, trafikantë të cilët duhet tu legalizojë kanabisin”, tha Vasili.
Ai tha gjithashtu se nëse kjo gjë ndodh, gjithçka do të jetë në dorë të Edi Ramës i cili do të veprojë si të dëshirojë.
“Ata nuk do të çojnë asgjë tjetër do të çojnë rripin e pantallonave të Edi Ramës në presidencë që kur të dojë ta shtrëngojë kur të dojë ta lirojë”, shtoi më tej ai.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta lë detyrën e tij më 24 korrik, kjo do të sjellë zgjedhje të reja. Deri më tani janë 67 kandidatura të cilat do të kenë seleksionime.
Top Channel