“Emigracioni vret”/ Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, kërkohet dëbimi i refugjatëve
22/12 13:07
Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram tha se Norvegjia i ka dhuruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore ‘Mistral’.
Me deklaratën e ditës së sotme ai dha disa detaje rreth ndihmave të dërguara të cilat i konsideroi si një përfitim i madh për Ukrainën.
Norvegjia i siguroi Kievit rreth 100 raketa ‘Mistral’ dhe një numër të vogël njësi lëshimi. Sistemi Mistral ishte duke u hequr gradualisht nga ushtria norvegjeze, por është ende një armë moderne dhe efektive që do të jetë me përfitim të madh për Ukrainën”, tha Gram.
Sipas Ministrisë, Norvegjia kishte dhuruar më parë një total prej 4,000 raketash antitank, disa lloje të pajisjeve mbrojtëse dhe pajisje të tjera ushtarake.
Top Channel