Maxhoranca ka njoftuar se do të nisë sot takimet me krerët e grupeve parlamentare të opozitës, lidhur me procesin e konsultimeve për Presidentin e ri të Republikës.
Edhe pse i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur e vetme kreun e ri të Shtetit, PS ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar në tryezë grupet e opozitës në parlament si edhe me shoqërinë civile.
Takimi i parë që pritet të mbahet në kryesinë e Kuvendit, është ai me shoqërinë civile, takim i cili pritet të nisë rreth orës 15:00. Më tej, kreu i parlamentar të PS Taulant Balla do të presë në një takim Fatmir Mediun si kryetar i grupit “Aleanca për ndryshim’.
Ndonëse një ditë më parë propozoi një formulë gjithëpërfshirësë për konsultimet për kreun e Shtetit, për Top Channel, Mediu konfirmoi sot se do të jetë i pranishëm në takim. Në konsultë nuk do të shkojë sot, kreu i grupit parlamentarë të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili njoftoi edhe shtyrjen e mbledhjes së grupit parlamentar, si edhe znj. Doda kryetare e grupit për Demokraci dhe Integrim, e cila konfirmoi për Top Channel se nuk ndodhet në Shqipëri,por pa dhënë sqarime të mëtejshme ndërsa do te kete perfaqesues tjeter.
Në një shkresë drejtuar kryetares së Kuvendit, PS ka propozuar datën 29 prill si datën e mundshme të mbledhjes së Konferencës së kryetarëve, ndërsa raundi i parë për zgjedhjen e Presidentin të kryhet më 4 maj.
Top Channel