Më pak mbjellje edhe në Lezhë! Rritja e çmimit të pesticideve dhe naftës “gjunjëzon” bujqësinë
20/04/2022 12:21
Tokën e Zadrimës jemi mësuar ta shohim të mbjellur e duke prodhuar në çdo stinë të vitit,.
Ndryshe nga vitet e tjera këtë pranverë, rritja e çmimit të naftës apo pesticideve, ka ndikuar ndjeshëm në mbjelljen e tokave. Fermerët e zonës shprehen se këtë vit kanë mbjellë të paktën nga 5 deri në 10 dynym më pak se vitet e shkuara.
Fermerët gjithashtu i druhen faktit se do të marrin vetëm gjysmën e prodhimit për shkak se kanë hedhur më pak pesticid, gjysmën e sasisë që hedhin çdo vit.
Banorët tregojnë se nuk i mbajnë mend tokat në këtë gjendje, duke rrezikuar që në vitet e ardhshme të mos i mbjellin më.
Top Channel