Konsultat për përzgjedhjet e Presidentit të ri të Republikës, duket se kanë arritur konsensusin e parë me palëve. Në përfundim të takimit me kreun e grupit “Aleanca për ndryshim’ Fatmir Mediu, Balla tha se është rënë dakord që të shtyhet mbajtja e konferencës së kryetarëve, për të cilën PS kishte propozuar datën 29 prill.
Balla: Kalendari i takimeve në funksion të përzgjedhjes së Presidentit ka përfshirë një takim me shoqërinë civile. Kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit, kemi marrë propozime me vlerë lidhur me figurën e Presidentit
Kërkesa ka qenë nga rtë dy kolegët për të marrë pak më shumë kohë, duke riskeduluar këto afate me një javë shtesë. Konferenca e parë e kryetarëve për nisjen e procesit mos të jetë 29 prilli, por 4 ose 6 maji, në varësi të afateve që do biem dakord. Brenda çdo 7 ditëshi do te zhvillohen raundet pasuese. E kam pritur propozimin e opozitës dhe nesër do t’i drejtohem me një shkresë kryetares së kuvendit për të ndryshuar dhe afatin. Grupi parlamentari PS- nuk është mbledhur. Për mua ka rëndësi që procesi po ecën brenda një kalendari të shpejtë por edhe të hapur. Ne duam një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe dialog dhe kemi arritur të vendosim shina të forta për të ecur në proces.
Në takimin me zotin Mediu, do identifikojmë binarët e shinave të këtij procesi. Niveli i dialogut është i qëndrueshmesh sa ti japësh Shqipërisë një president me cilësi konsensuale. Bindja jonë që ne duam që Shqipërisë t’i japim një president që vlerat kushtetuese t’i ketë dhe ti mbartë.
Edhe Mediu u shpreh se zgjedhja e Presidentit duhet të jetë konsensuale. Ai konfirmoi se palët ranë dakord për shtyrjen e konferencës së kryetarëve.
Mediu: Ne kërkojmë që negociatat të zhvillohen me një trupë të unifikuar opozitare me mazhorancën. Balla parashtroi kalendarin që duhet zhvilluar në këtë proces, nuk hymë në asnjë diskutim tjetër. Kalendar i cili është diskutuar edhe me kolegë të partive të tjera për të shtyrë konferencën e kryetarëve, për ta zhvilluar jo në datën 29 në mënyrë që të kemi një datë më të madhe në dispozicion. Pastaj përcaktimin e zhvillimit të kësaj çështje mbi atë që ka përcaktuar Kushtetuta. Ramë dakord për të përcaktuar kriteret se si duhet të zgjidhet Presidenti.
Top Channel