Pas izolimi të egër të bërë qytetit për shkak të koronavirusit, autoritetet në Shangai.

Shangai raportoi se nuk ka identifikuar asnjë rast të ri të infektimit me Covid 19 jashtë zonave të karantinuara në dy rrethe, duke rritur shpresat se situata do të normalizohej. Pas lehtësimit të pjesshëm të masave disa fabrika filluan rikthimin në punë, në mesin e tyre edhe prodhuesi amerikan i veturave, Tesla e cila kishte ndaluar prodhimin për gati tre javë.

Prodhuesi amerikan i automjeteve ishte në një listë prej 666 firmash të shpallura nga qeveria kineze javën e kaluar, të cilave do t’u jepej prioritet për tu rihapur ose mbajtur aktiv funksionimin e tyre në Shangai. Masat e rrepta të bllokimit u vendosën në këtë qytet kinez pasi filloi shpërthimi i rasteve të infektimit me Covid 19 në fillim të muajit mars. Bllokimi i la rreth 25 milionë banorë të qytetit të luftojnë me humbjen e të ardhurave, furnizimet e parregullta ushqimore, ndarjen e familjeve dhe kushtet e këqija të karantinës. Autoritetet shëndetësore u shprehën sot se situata kishte filluar të ishte nën kontroll.

“Situata epidemike e qytetit në ditët e fundit ka treguar një prirje rënëse, numri i rrugëve dhe qyteteve që raportojnë më shumë se 100 raste ditore ka rënë radhazi për tre ditë, përhapja është frenuar në mënyrë efektive”, thanë ata. Shanghai raportoi 16,407 raste të reja lokale të koronavirusit asimptomatik më 19 prill, nga 17,332 një ditë më parë. Rastet simptomatike arritën në 2,494, nga 3,084. Autoritetet e qytetit thanë se shtatë persona të infektuar me Covid 19 vdiqën të martën, i njëjti numër si të hënën, raporton Reuters.

Bllokimi i Shangai shkaktoi telashe në ekonominë e Kinës por çrregulloi po ashtu edhe zinxhirin botëror të furnizimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA