Kaloi katër javë pa ujë dhe pa ngrohje, e mbijetuara e Holokaustit ndërron jetë në moshën 91-vjeçare në Mariupol

20/04/2022 17:51

Një e mbijetuar e Holokaustit ka ndërruar jetë ditën e sotme, teksa ishte e strehuar në një bodrum në Mariupol.

Vanda Semyonovna Obiedkova, 91 vjeç, dhe familja e saj u zhvendosën në një bodrum kur forcat ruse filluan bombardimet e tyre në qytetin port jugor, i cili vazhdon të përballet me peshën kryesore të agresionit rus.

Vajza e saj e pikëlluar Larissa tha se nëna e saj i kaloi dy javët e fundit të jetës së saj duke u ngrirë dhe e paaftë të ngrihej në këmbë, pasi kaloi javë pa ujë apo ngrohje.

 “Mamaja nuk e meritonte një vdekje të tillë”– tha ajo

Larissa vazhdoi të përshkruante se si e kaloi gjithë kohën duke u kujdesur për nënën e saj, por tha se nuk mund të bënte asgjë më shumë për të pasi nuk kishin mundësi sepse e gjithë familja po “Nuk kishte ujë, pa energji elektrike, pa ngrohje – dhe ishte i ftohtë i padurueshëm,” tha ajo.

Zonja Obiedkova, e cila lindi në Mariupol më 8 dhjetor, ishte vetëm dhjetë vjeçe kur nazistët hynë në qytet në vitin 1941.

Kur trupat SS erdhën në shtëpinë e zonjës Obiedkova dhe kapën nënën e saj, ajo mundi të arratisej duke u fshehur në një bodrum.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA