Burri sulmon fqinjen me shpatë samurai pas konfliktit për ‘këpucët e fëmijëve’ (fotot)

20/04/2022 16:31

Një grua mbeti e tmerruar kur fqinj i saj jashtë kontrolli e sulmoi me një shpatë samurai, teksa përshkruante skenat si “diçka e dalë nga një film horror “.

Disa pamje të xhiruara nga incidenti tregonte burrin kërcënues Dean Brown, që sillet në mënyrë të papërmbajtshme në rrugën rezidenciale në Somerset, në jugperëndim të Anglisë

Sulmuesi 42 vjeçar nisi të ndiqte me shpatë 34 vjeçaren Robinson, ish-partnerin e saj Lance Buchanan, dhe një tjetër burrë që ishte me ta, në tetor të vitit të shkuar.

Pamjet tregojnë Brown që valëvit shpatën e tij të gjatë por rrjedhimisht sulmon viktimat e tij vetëm me ofendime verbale duke i lënë të tmerruar.

Jennifer, e cila thotë se humbi ndjenjat gjatë incidentit e përshkruante më vonë ngjarjen si diçka që kishte parë vetëm në filmat horror.

Ajo tha: “Besoja se ngjarje të tilla ndodhnin vetëm në filmat horror.

“Nuk e besoja se dikush mund të kryente akte të tilla kaq djallëzore. Tani kam makthe për armet prerëse, si dhe kur kujtoj zhurmat e goditjes së shpatës te kokorja e Lance.”

Në gjykatë u tha se dhuna nisi pas një konflikti prej fëmijëve.

Jennifer tha se ishte në shtëpi kur e dashura e fqinjit  Dean, Jodie Brown nisi të godiste derën e saj duke bërtitur “diçka për këpucët”.

Jennifer thotë se refuzoi të plotësonte kërkesën e Jodie Brown prandaj kjo e fundit e goditi me grusht.

Një tjetër fqinj mashkull kishte tentuar të ndërhynte prandaj Dean erdhi në vendngjarje me armën e tij.

Jennifer më pa thirri policinë dhe ish-të dashurin Lance, i cili erdhi me motor pak më vonë Somerset Live .

Atëherë Dean kishte sulmuar edhe atë duke e detyruar të mblidhej për t’i mbrojtur pasi i kishte rënë helmeta e kokës.

Jennifer thotë se sulmuesi e kishte shtyrë në mur duke e goditur me diçka, “ndoshta një prej armëve të tij”.

“Nuk e di si ishte puna por më duket se nuk gjenin dot këpucët e vajzës së saj, prandaj më sulmuan dhe unë mendova se do të vrisnin”, tha Jennifer.

Dean u dënua me 25 muaj burg pasi pranoi akuzat e kërcënimit dhe lëndimit trupor.

Jodie Brown ka pranuar gjithashtu akuzat e sulmit fizik por nuk ka marrë ende dënimin.

FOTO GALERI
4/4
Jennifer tha se ishte në shtëpi kur e dashura e fqinjit Dean, Jodie Brown nisi të godiste derën e saj duke bërtitur “diçka për këpucët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA