Në videon e mësipërme paraqiten pamje nga lokali ku ishte ulur Kujtim Meta, i cili ra pre e një atentati në Lushnjë pasditen e sotme.

44-vjeçari u godit dy herë me armë nga një person ende i pa identifikuar, ku si pasojë ka marrë një plumb në bark.

Siç duket në pamjet e siguruara nga Top Channel, lokali është një ambjent i thjeshtë lagjeje dhe në tavolinën ku ishte ulur preja e atentatit, ndodhet një filxhan kafeje dhe një paketë cigaresh.

Pas plagëve të marra në bark, i plagosuri ka tentuar të dalë nga dera e pasme e lokalit.

Aktualisht ai ndodhet në spital ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA