Qyteti është në izolim të plotë, e megjithatë autoritetet kineze raportojnë qindra raste të infektimi me koronavirus dhe 7 të vdekur të tjerë në Shangai.

Sipas autoriteteve, në dy ditët e fundit është raportuar për 10 vdekje. Pekini insiston në politikën e tij të rasteve zero me koronavirus dhe masave të ashpra të izolimit, testimeve masive apo karantinave mbytëse. Në disa postime të paverifikuara në rrjetet sociale është pretenduar se vdekjet në Shangai nuk janë duke u raportuar.

Zyrtarët shëndetësorë në Shangai kanë thënë që më pak se dy të tretat e banorëve mbi 60 vjeç kanë marrë dy vaksina për koronavirus dhe më pak se 40 për qind ka marrë dozën përforcuese. Në shtatë rastet e fundit të vdekjeve, viktimat kanë qenë të pavaksinuar, sipas autoriteteve lokale. Më shumë se 25 milionë banorë të Shangait janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre që prej muajit mars. Shumë prej tyre janë ankuar nëpër rrjetet sociale se kanë pak rezerva ushqimore. 

Politikat e ashpra kundër banorëve shkojnë deri në shkëputjen e fëmijëve të infektuar nga prindërit. Strategjia drakoniane e Partisë Komuniste Kineze në mesin e përhapjes së Omicron-it e nënvarianteve të tij, është përshkruar si ç’njerëzore nga të huaj që jetojnë në Shanghai, të cilët thonë se njerëz që rezultojnë pozitive me koronavirus, përfshirë fëmijët, merren me forcë nga shtëpitë e tyre e vendosen në qendra qeveritare izolimi, edhe nëse janë asimptomatikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA