Ambientalisti Sazan Guri, ka vendosur të angazhohet në garën për kryetarin e ri të shtetit, por për këtë i duhen votat nga politika.
I ftuar ditën e sotme në “Top Talk”, Guri tha se për balancë, presidenti nuk duhet të jetë nga radhët e maxhorancës dhe prandaj ai është kandidat i arsyeshëm. Ai tha se nëse pasardhësin e Ilir Metës do e zgjidhte populli, atëherë ai do merrte presidencën. Sipas tij, Shqipërisë i duhet një president përtej politikës.
Sazan Guri: Nuk do jetë maxhoranca që do të zgjedhë, do jetë e përkushtuar jo si zgjedhjet e tjera por shumë e herë më e hapur. Për balancë, s’do jetë një ushtar i maxhorancës. Mund t’i lihet e djathtës propozimi, ose t’i zgjedhin deputetët. Mund të ketë kandidatë me më shumë qasje politike sesa mua, se unë s’kam qasje të drejtpërdrejta as me të djathtën as të majtën. Vij nga një e djathë që e kam tradhtuar, ku kam vajtur ne qendër. Kam menduar që më shumë t’i shërbej qytetarit shqiptar dhe aty jam përkushtuar.
Unë kam një shans që nuk e kanë të tjerët. Unë kam qenë pedagog dhe jam prej 20 vitesh dhe nuk i ngjaj të tjerëve. Në marrëdhënie me lekun, studimet që bëj, i kryej 70% më lirë se tregu. Mua më thonë të gjithë sikur të mos bërtisje, por unë e kam shum të ulët, sesa duhet ta kisha. Unë kam qen shumë i qartë sepse kam pas parimin me zërin e lartë dhe të ndershëm.
Top Channel