Me përfundimin e zgjedhjeve presidenciale e atyre parlamentare në Serbi, ku Aleksandar Vuçici dhe partia e tij u shpallën fituese, presioni ndërkombëtar mbi këtë vend për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, është rritur.

Vuçiçi ka folur në disa raste për presionin e shteteve perëndimore, por deri më tani është përpjekur të luajë më të dyja portat, thotë KohaDitore.

Serbia votoi për përjashtimin e Rusisë nga Këshillit i OKB-së për të Drejtat e njeriut, por ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Me këtë qëndrim, Moska nuk është e kënaqur, shkruan gazeta rusë “Komersant”, e cituar nga ajo serbe “Danas”.

Në artikullin me titull “Serbia po sulmohet nga të gjitha anët edhe Perëndimi edhe Rusia janë të pakënaqura me Beogradin”, gazeta vlerëson se presidenti serb  do që të bëjë disa hapa drejt Perëndimit, por e ka të vështirë t`i kthejë shpinën Rusisë.

Sipas gazetës ruse, presioni ndaj Beogradit po udhëhiqet nga Gjermania.

Që nga fillimi i krizës aktuale në Ukrainë, Perëndimi ka vlerësuar se është anormale që Serbia të mbetet e vetmja në mesin e anëtarëve dhe kandidatëve për në BE që nuk u është bashkuar  sanksioneve.   Beogradi  mori një ‘afat shtesë’ deri në zgjedhjet e 3 prillit”, shkruan “Komersant”.

Gazeta ruse nënvizon më tej se ky është “një moment i ri dhe shumë i pakëndshëm për Vuçicin, i cili po tenton të ulet në dy karrige”.

”Moska ka shprehur pakënaqësi për qëndrimin e tij”, shkruan kjo gazetë, duke iu referuar zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, që qortoi Serbinë pas votimit kundër Rusisë në OKB.

Zakharova tha se Moska zyrtare nuk i kupton përfaqësuesit e vendeve që thonë se bëjnë politikë të pavarur e të balancuar, e në anën tjetër thonë se janë nën presion të madh dhe për këtë arsye bëjnë kompromis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA