“Proces gjithëpërfshirës për zgjedhjen e presidentit”, Alibeaj: Grupi i PD do të ketë qëndrim për …

19/04/2022 12:30

Grupi Parlamentar i PD kërkon një proces gjithëpërfshirës dhe jo të mbyllur në zarf për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

“Për këtë arsye kushdo në një ngjarje kaq të madhe procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës. Të gjithë e dinë cila është procedura, të gjithë e dimë që në raundin e 4 apo 5 zgjidhet me votat e maxhorancës. Kjo s’duhet përdorur si mjet për ta futur në zarf.” tha Alibeaj, ndërsa sqaroi se para takimit me maxhorancës, grupi parlamentar do të ketë një qëndrim mbi mënyrën e përfaqësimit në këtë proces

“Është president i shqiptarëve, jo i deputetëve. Për këtë do të bëjmë në një diskutim të plotë. Ne kemi grupin e PD, do të jetë grupi ynë që do të vendosë e para mbi qëndrimin e më tej edhe me procesin.’ u shpreh Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA