Numri i kafshëve që shihni në këtë iluzion optik tregon shumë për vëmendjen tuaj ndaj detajeve (foto)

19/04/2022 15:23

Një iluzion optik mund të zbulojë shumë për stilin tuaj të mendimit apo vëmendjen ndaj detajeve.

Diçka e ngjashme ndodh dhe në këtë iluzion optik ku bashkë me elefantin mund të gjenden të fshehura dhe 12 krijesa të tjera brenda figurës.

Por ju duhet të shihni shumë me kujdes për t’i dalluar të gjitha sepse shumë prej tyre janë të fshehura më së miri.

Kafshët që duken më qartë janë elefanti, gomari, qeni, macja e miu.

Por nëse inspektoni më nga afër bishtin e elefantit mund të zbuloni një sy të vogël dhe një gojë.

Më të kujdesshmit mund të pikasin dhe një mushkonjë duke fluturuar pranë këmbës së pasme të elefantit.

Nëse keni arritur deri këtu duke zbuluar katër apo gjashtë figura përbërëse, jeni në rrugë të mbarë.

Por ka ende për të zbuluar, dhe për këtë duhet vëmendje e veçantë për detajet.

Sa më shumë të fokusohemi as më shumë kafshë do të shfaqen.

Nëse nuk arrini ta bëni atë herë mund t’ju duhet të ‘investoni’ në një palë syze të reja.

Kafsha e fshehtë e radhës që është e vështirë të duket, pasi është e përfshirë në veshin e elefantit, është në fakt një breshkë.

Pra nëse keni pikasur shtatë deri në nëntë krijesa atëherë keni vëmendje të mirë ndaj detajeve dhe prej kësaj mund të përfitoni dhe në jetën e përditshme.

Nëse shtoni më shumë vëmendjen, mund të shihni një delfin të fshehur në trupin e elefantit.

Ndërsa ta që kërkojnë aventurën, do të zbulojnë dhe një krokodil që duket sikur sillet në nofullën e poshtme të elefantit.

Por testi më i fortë është ajo që mund të shihni mes dy këmbëve të para të elefantit, për të cilën disa thonë se është një karkalec deti.

Të tjerë me më shumë fantazi mund të shikojnë dhe një kokë zogu në hapësirën mes kokës e trupit të elefantit, apo nje gjerper ne bishtin e tij.

Sfida te tjera optike (mendore) gjeni ne iluzionet ne fotogalerine ne vijim …

FOTO GALERI
3/4
Sa kembe ka elefanti?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA