Elon Musk thotë se nuk ka në pronësi asnjë shtëpi dhe ‘fle në divanët e shokëve’ (fotot)

19/04/2022 18:14

Njeriu më i pasur në botë ka thënë së fundmi se nuk zotëron një shtëpi dhe se shumicën e kohës fle në dhomat e miqve të shokëve të tij.

Në një intervistë të kohëve të fundit me TED’s Chris Anderson, Elon Musk thotë se është detyruar ‘të flejë sa te një mik sa te tjetri’.

“Nuk zotëroj asnjë shtëpi tani, jam duke qëndruar nëpër shokë,” shpjegonte me seriozitet Musk, pasuria e të cilit llogaritet në $269.5 milairdë, sipas revistës Forbes.

“Nëse udhëtoj te Bay Area, ku ndodhet shumica e fabrikave të Tesla, zhvendosem të dhomat e lira që kanë miqtë e mi,” thotë babai i shtatë fëmijëve.

Por megjithë përpjekjet për paraqitje modeste, pronari i Tesla e SpaceX zbuloi disa nga lukset në të cilat përfshihet.

Kur u pyet mbi cështjen e shpërndarjes monstruoze të pasurisë në SHBA, mes amerikanëve të thjeshtë dhe miliarderëve si ai, Musk tha: “Sigurisht që do të ishte problematike nëse unë shpenzoja miliona dollarë për çështje personale, por nuk është kështu”.

“Unë nuk kam shpenzime personale, përvec avionit privat. Kjo sepse nëse nuk përdor avionin më mbeten më pak orë për të punuar”, shtoi miliarderi.

Në qershor të vitit të kaluar Musk komentonte se rezidenca e tij kryesore është një apartament nga SpaceX, me vlerë $50,000. Rezidenca është afër impjantit të kompanisë në Texas, ndërsa shtoi se zotëron edhe një “shtëpi eventesh” në zonën Bay Area.

Kjo nuk është hera e parë e tentativave të ekzagjeruara të “modestisë teksa në 2020, Musk deklaronte në tweeter, “Do të shes të gjitha zotërimet personale. Nuk dua të zotëroj asgjë.”

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA