Çekët i ofrojnë ndihmë ukrainasve për riparimin e tankeve

19/04/2022 21:06

Ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Cernochova, ka deklaruar ditën e sotme se republika çeke do të riparojë tanket ukrainase dhe transportuesit e blinduar të personelit të dëmtuar në luftime.

Ajo tha se automjetet e para do të ishin tanket ukrainase T-64, por dhe të tjerat, duke përfshirë automjetet luftarake të këmbësorisë – do të pasonin.

Cernochova tha se Republika Çeke ishte vendi i parë që u afrua me Ukrainën me një kërkesë për shërbimin dhe riparimin e automjeteve luftarake. Seznam tha se automjetet do të riparoheshin gjithashtu në fqinjin e Ukrainës, Sllovaki.

Republika Çeke ishte vendi i parë i huaj që furnizoi Ukrainën me tanke T-72 të epokës sovjetike, si dhe automjete luftarake të këmbësorisë BMP-1, që i përkisnin rezervave të saj aktive. Ka gjithashtu raporte se ka furnizuar artileri vetëlëvizëse, si dhe sisteme të shumta raketash.

Ministria e Mbrojtjes refuzon të specifikojë sasinë dhe llojin e dërgesave në Ukrainë, duke konfirmuar vetëm se po dërgon armë të lehta dhe të rënda dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë pavarësisht kundërshtimeve ruse.

Krahas ndihmës zyrtare ushtarake të qeverisë, një fushatë e financimit të turmave për të blerë armë për forcat e armatosura ukrainase ka mbledhur deri më tani mbi 40 milion € (33 milion £).

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA