Nga çifutët në shkretëtirë, tek rusët në ajër: 15 mijë kilometra është detyruar të devijojë itinerarin e tij një avion i dërguar nga Moska për të marrë diplomatët rusë të dëbuar nga Greqia e më pas nga Spanja për shkak të ndalimit të fluturimeve të BE-së.
Faqja e gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24 thotë se ndërsa Spanja dhe Greqia bënë një përjashtim të vetëm për të lejuar hyrjen e avionit në hapësirën e tyre, nuk ndodhi e njëjta gjë me vende të tjera të cilat i kanë ndaluar fluturimet ruse”, theksohet në shkrim.
Distanca e përshkuar prej 15.163 km është pothuajse sa ajo e fluturimit më të gjatë në botë, që është ai ndërmjet Singaporit dhe Shteteve të Bashkuara.
Një sërë vendesh europiane kanë dëbuar dhjetëra diplomatë rusë si pjesë e veprimeve në dukje të koordinuara për të luftuar spiunazhin rus.
Pak ditë më parë, Maqedonia e Veriut u bë vendi më i fundit që dëboi 11 të tillë, duke i dhënë mbështetje të plotë sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, ndërsa u është bashkuar edhe sanksioneve të Bashkimit Europian duke mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet nga Moska dhe anasjelltas.
Pak përpara saj, Greqia i kërkoi 12 diplomatëve të Rusisë të largohen nga vendi. Muajin e kaluar, edhe Mali i Zi vendosi të mbyllë hapësirën ajrore për të gjithë avionët ruse, duke iu bashkuar vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, si dhe Shqipëria, ndërsa hapësira ajrore e Kosovës kontrollohet nga NATO.
Top Channel