20/12 20:27
“Është thelbësore që KLP të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë”- është ky mesazhi i dhënë nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, për drejtuesin e ri të këtij institucioni, Fredi Balla.
Ndërsa uroi për detyrën e re kreun e KLP, ambasadorja Kim shprehu edhe një herë mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi.
“U takova me Fredi Ballën për t’i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Thelbësore që KLP të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi.” shkruan ambasadorja Kim në një postim në twitter.
Top Channel