Partia Socialiste thotë se do të nisë konsultimet për kreun e ri të Shtetit, megjithëse dy të mandatuarit e Edi Ramës,  Taulant Balla dhe Elisa Spiropali treguan se i kanë votat ta zgjedhin presidentin me 71 vota.

“Hapje e gjithëpërfshirje. Pasdite ora 15:00 e Merkurë në një takim të parë. Nuk kanë ndodhur takime të tjera. Ky do të jetë takimi i  parë. Konsultime grupet parlamentare të opozitës në një takim të martën pasdite, Alibeaj, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu këtu në zyrat e kuvendit.”

Ndër emrat e përmendur, mungonte ai i te rikthyerit te madh, Sali Berishes. Por per socialistet rithemelimi i pd, nuk eshte arsye as e nevojshme, as e mjaftueshme per te ulur doktorin ne tavoline.

“Konsultime brenda kuvendit sic e kërkon kushtetuta. Nuk di të ketë një grup parlamentar Grup Themelimi. Nëse do të kishte do të ishte grupi 5 i konsultimit.”

Krahas zarfeve me tre propozime të deputetëve socialist që do të admistrohen e hapen këtë të martë, në këtë proces shumica e Edi Ramës, fton per here te pare qytetarët të dërgojnë propozimet e tyre përmes postës elektronike, sikurse do të dëgjohet në një takim të posacëm edhe shoqëria civile. Shpresa qe zeri i tyre te degjohet, me shume se nga cilësia e internetit, do te varet nga vullneti i kryeministrit ne diten kur do te lexoje, nese do te lexoje, propozimet e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA