Sa seriozisht duhet te marrim votimet e PD? Indrit Hoxha: Deklaruam shifrat e vërteta, iku koha kur Basha nxirrte rezultatin që donte

18/04/2022 21:13

Zgjedhjet e Komisionit të Rithemelimit në degët e PD, janë tema më aktuale që po zhvillohet në politikën shqiptare së fundmi.

I ftuar për të diskutuar rreth kësaj çështjeje mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ me Sokol Ballën në Top Chnnel, është mbështetësi i Rithemelimit Indrit Hoxha.

Ai u shpreh se shifrat e këtyre zgjedhje mund të manipuloheshin por janë treguar reale dhe se ka iku koha kur Basha e nxirrte rezultatin siç donte. Hoxha u shpreh se demokratët po luftojnë për të drejtën e votës.

Indrit Hoxha : Ka procese ku pjesëmarrja është e lartë dhe aty ku është e vogël. Ne e kishim në dorë ta nxirrnim procesin sa të donim, por kjo nuk ka asnjë lloj vlere, duhet ti kthehemi problemit të brendshëm të PD. Votimi që ndodhi në njesinë nr 8 në Tiranë ishte real, iku koha kur Basha e nxirrte rezultatin si të donte. Ne luftojmë për të drejtën e votës. Ka disa arsye pse ka pjesëmarrje të ulët. Kryetari i degës që ishte deri dje, kam katër muaj që merrem me organizimin e procesit të votimit, i kam thënë hajde futu në garë por ka patur stepje sepse në PD kishte humbur koncepti i garave. Nëse në Shqipëri mund të kenë marrë pjesë 30 mijë nuk duhet të gënjejmë ky është realiteti. Ndër vite demokratët, janë larguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA