Goditen disa grupe që shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim
648 emigrantë të paligjshëm janë kapur që nga fillimi i prillit deri më sot në Gjirokastër.
Policia e Shtetit njofton se numri i refugjatë që vijnë kryesisht nga vendet e Lindjes dhe përdorin Shqipërinë si vend transit për të shkuar më pas drejt vendeve të BE-së është dyfishuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në të njëjtën periudhë të vitit 2021 janë kapur 311 emigrantë, gati gjysma e atyre që janë kapur këtë vit.
Po gjatë kësaj periudhe, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe operacionin e përbashkët me FRONTEX-in, janë goditur 19 raste të veprës penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me
26 persona që kanë ndihmuar këta emigrant të paligjshëm janë arrestuar, 7 janë shpallur shpallur në kërkim dhe vënë në kërkim katër të tjerë.
“Në kuadër të operacionit të përbashkët me FRONTEX-in, në Kakavijë dhe në Kapshticë, është rritur 100% forca parandaluese dhe goditëse ndaj kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek.
Gjithashtu, janë vënë para përgjegjësisë ligjore personat apo grupet e personave që tentojnë të kontrabandojnë emigrantë të paligjshëm nëpërmjet kufirit të gjelbër me Malin e Zi dhe Kosovën, kundrejt fitimit”, njofton policia.
Top Channel