Pronari dyfishon qeranë e modeles erotike kur zbulon imazhet joshëse në rrjet (fotot)

18/04/2022 15:51

Një ish-mësuese shkolle e kthyer në modele erotike në internet thotë se pronari i saj i shtëpisë i ka dyfishuar qeranë pasi zbuloi përmbajtjet e saj erotike në rrjet.

29 vjeçarja Romi Chase thotë se jetonte në shtëpinë e saj në Miami, Florida kur pronari i shtëpisë ngriti çmimin nga $2,300 në $4,800 në muaj.

Romi thotë se pronari shfrytëzoi një inspektim të rremë të shtëpisë për të zbuluar situatën e saj madje dhe ta shikonte fshehurazi në vende intime.

Ajo tha për të përditshmen ‘The Sun’: “Ai erdhi brenda dhe e vetmja gjë që inspektoi isha unë në fakt”.

“Më tha se më kishte parë në Instagram, dhe më pas kishte ndjekur lidhjet te rrjetet e tjera erotike”.

“E ndjeja që ai po më gjykonte duke më parë nga koka te këmbët, por unë nuk i vura rëndësi duke menduar se jam nga një gjeneratë tjetër, me një tjetër komplet vlerash”.

Model thotë se ai nuk e justifikoi ngritjen e qerasë duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Romi thotë se kishte të ardhura të mjaftueshëm për të paguar qeranë e rritur por doli nga shtëpia thjesht për çështje parimore.

“Si mund ta lejojë këtë lojë turpërimi në një shtëpi që nuk vlen sa masa e re e qirasë? Unë jam krenare për atë që bëj, nuk po fshihja asgjë”

“Shpresoj që pronari i shtëpisë të bëjë abonent në rrjetin tim erotik me pagesë”.

FOTO GALERI
3/4
Ajo tha për të përditshmen ‘The Sun’: “Ai erdhi brenda dhe e vetmja gjë që inspektoi isha unë në fakt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA