Presidenti i ri/ Balla: Çdo qytetar mund të japë propozime konkrete, hera e parë që kjo ndodh në Shqipëri

18/04/2022 13:42

Qytetarët mund të japin me emra konkretë propozimet për Presidentin e ri të Republikës, sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Sipas tij, qeveria ka mësuar nga Këshhillimi Kombëtar, ku qytetarët dhanë mendime për disa  vendime që qeveria mund të marrë.

Kjo është hera e parë në Shqipëri ku u kërkohen propozime konkrete qytetarëve. Ne kemi mësuar shumë nga Këshillimi Kombëtar. Nuk mund t’ia heqim të drejtën çdo qytetari të propozojë. Në adresën tonë pse të mos japin dhe qytetarët propozimet e tyre”.

Çdo deputet, në një fletë propozimi që do të jetë e fshehtë, do të japë jo më shumë se tre propozime për Presidentin, shpjegon Balla.

I pyetur se cilat do të jenë tre propozimet e tij, socialisti tha se “nuk do ti bëjë publike propozimet, të paktën në këtë fazë të procesit”.

Mandati i Presidentit Ilir Meta përfundon më 24 Korrik 2022.

Procesin për zgjidhjen e Presidentit të ri po e udhëheq shumica e Edi Ramës përmes negociatorëve Balla, Gjiknuri e Spiropali. Problemi është te pala tjetër.

Shumë drejtues socialistë, përfshirë Taulant Ballën, kanë deklaruar vitin e shkuar, se tashmë ka ardhur koha qe presidenti të dale nga kjo parti. Deputetët socialistë kanë afat të dorëzojnë emrat e tyre të preferuar deri më 29 prill.

Nga ana tjetër, zgjedhjet presidenciale kanë sjellë një betejë tjetër mes grupimeve opozitare. Disa ditë më parë Berisha i shqetësuar u shpreh se “Lulzim Basha ka thënë se do të jetë kandidat për president”.

Edhe nëse nuk është Basha si kandidat, emri i ardhshëm i presidentit mund të kalojë përmes votave të grupit të tij. Megjithëse humbi çdo betejë, brenda dhe jashtë partisë, Lulzim Basha sot ka disa deputetë të rreshtuar pas tij. Kaq numra do të mjaftonin që presidenti i ri të zgjidhej që në raund të parë. Vota për presidentin e Republikës do të jenë një test tjetër për vlerën reale të fitores së Sali Berishës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA