![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/800-0-b73d37fc56207b05e4814e23c9c5ffeb-800x450.jpg)
Në shtëpinë e fotografit të njohur, Çesk Shllaku në Shkodër, në pak ditë do festohen Pashkët Katolike, ato Ortodokse dhe pastaj Bajrami.
Dy burrat e shtëpisë Çesku dhe Eltoni, janë të besimit katolik, kryefamiljarja Vaska është ortodokse ndërsa nusja e re e shtëpisë Suzana, myslimane.
Familja merr pjesë në të gjitha ritet fetare. Të gjithë së bashku po shkojnë në kishë për të bekuar ushqimet, ashtu siç e do tradita e Pashkëve.
Festave të shenjta u parapriu një gëzim i veçantë siç ishte ardhja në jetë e një pjesëtari të ri të familjes. Kjo ishte arsyeja pse nusja e shtëpisë Zana, sivjet nuk mundi të agjëronte gjatë muajit të Ramazanit.
Shembuj të tillë të bashkëjetesës fetarë janë promovimi më i mirë i vlerave që ka Shkodra dhe Shqipëria në botë.
Top Channel