Eris Shehaj është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër.

Ai mori 348 vota përballë 268 votave që grumbulloi kandidati tjetër Daniel Sino.

Procesi i votimit që u mbajt sot në Gjirokastër u mbyll në orën 17:00 dhe menjëherë më pas nisi procesi i numërimit që nxori me 53% të votave, fitues Shehajn.

Komisioni i Rithemelimit, i drejtuar nga Sali Berisha ka nisur zgjedhjet në qytete të ndryshme për të caktuar kryetarët e rinj të degëve. Një hap i tillë është kundërshtuar nga pala tjetër, teksa kryetari i komanduar i demokratëve, Enkelejd Alibeaj thotë se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon më tej përçarjen brenda së djathtës.

Këtë të diel votohet në 18 degë të partisë demokratike. Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Procesi zhvillohet në Cërrik, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kukës dhe disa degë në qarkun e Tiranës ai Kamzë dhe Kavajë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA