Numërimi i votave për zgjedhjen e krerëve të degëve të PD-së ka përfunduar në shtatë degë, ndërsa nuk ka dalë rezultati në degën Tropojë.
Kandidati Hajredin Bakiasi është zgjedhur kryetar i PD-së dega Skrapar, pasi siguroi 69 për qind të votave.
Në degën Paskuqan u shpall fitues Anton Lek Pjetërnikaj me 86% të votave.
Gjithashtu është mbyllur votimi në degën 10 të PD-së Tiranë dhe pas numërimit u shpall kryetar Andi Gani Beliu me 65% të votave.
Kryetar i PD dega 16 Tiranë u shpall Eduard Gani Rexha me 69.7% të votave.
Në degën Kuçovë pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar u shpall Myslim Isuf Haxhi me 57% të votave.
Blendi Himçi u zgjodh kryetar i degës së PD-së Elbasan, ku votuan 1154 anëtarë dhe Himçi mori 765 vota.
Kryetare e PD Dega 6 Tiranë u shpall Onelda Gjin Zefi me 79.7 % të votave.
Partia Demokratike mbajti sot zgjedhjet në tetë degë. Procesi i votimit është hapur në orën 08:00 dhe është mbyllur pasdite në orën 18:00.
Kandidatët për kryetar dege ishin:
PD dega Kuçovë
1. Nerjan Dine Pasho
2. Myslim Isuf Haxhi
PD dega Skrapar
1. Besnik Ali Osmani
2. Hajredin Lahe Bakiasi
PD Dega Elbasan
1. Blendi Ferdinand Himci
2. Eliona Hetem Gremi
3. Elior Flamur Vila
4. Klodiana Ilir Capja
5. Sonila Maksim Daiu
PD Dega Tropojë
1. Besnik Xhafer Dushaj
2. Feride Rexhep Rrahmanaj
3. Ram Bajram Oruci
PD Dega 6 Tiranë
1. Alban Feko Hoxhaj
2. Onelda Gjin Zefi
PD Dega 10
1. Andi Gani Beliu
2. Ilir Halit Stojku
3. Shkëlqim Muharrem Spaho
4. Xhulia Aranit Xhekaj
PD Dega 11 Tiranë
1. Arbër Ded Qehaja
2. Shkëlzen Mark Mustafaj
3. Ahmet Ali Meshi
4. Mërgim Nazmi Hoxha
PD Dega 16 Tiranë
1. Eduard Gani Rexha
2. Ilir Lush Zmalaj
3. Kujtim Veli Kola
Top Channel