Serbia kërkon luftë në Kosovë? Breshëri plumbash e dinamit, sulmohet sërish policia!

16/04/2022 11:58

Vetëm një ditë pasi krerët e policisë së Kosovës denoncuan sulmet ndaj efektivëve të saj në veri, dy shpërthime të tjera shënjestruan forcat policore në zonë. Incidenti i orëve të parë të ditës ndodhi në Sharpej të Jarinjës, ku gjendet pikëkalimi kufitar midis Kosovës dhe Serbisë.

Shpërthimet pranë një veture të policisë, janë kryer me mjete piroteknike. Policia e pohoi hapur se dyshon se këto mjete shpërthyese janë hedhur “nga territori i Serbisë”. “Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku forcat e rendit janë të përqëndruara në parandalimin e kontrabandës në atë zonë”, thuhet në njoftim.

Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave”, theksohet më tej. Ky është sulmi i pestë i raportuar në katër ditët e fundit në veri të Kosovës, pranë pikëkalimeve kufitare midis Kosovës dhe Serbisë.

Autoritetet atje bene te ditur tw premten Policia e Kosovës ka qenë shenjester e disa sulmeve të kryera gjatë ditëve të fundit. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se sulmi i 15 prillit i faktuar tashme, me granatë dore dhe AK-47, si një akt terrorist, është bërë me qëllimin frikwsimin e zyrtarëve policorë, por edhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Policia e Kosovës në muajin shkurt kishte njoftuar se ka nisur të mbyllë disa rrugë që shfrytëzohen për kontrabandë. Ndërsa, tetorin e vitit të kaluar, zyrtarët policorë kishin zhvilluar një aksion të gjerë kundër kontrabandës në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Sulmet e ditëve të fundit në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe, u dënuan nga Ambasada amerikane në Prishtinë, Bashkimi Evropian dhe NATO.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA