Problemi më madhor i platformës?/ Alibeaj: Kush bën përçarje dhe procese të shpejta nuk e do bashkimin

16/04/2022 11:12

Problem i vetëm i demokratëve është bashkimi pavarësisht se disa person apo mundohen ta përçajnë, kështu është shprehur kryetari i përkohshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në deklaratën e sotme.

I pyetur nga gazetari i ‘Top Channel’ Muhamet Veliu, rreth problemit madhor në implementimin e platforms, Alibeaj tha se nuk do që të shohë problemet por gjithsesi e vë theksin tek Berisha dhe tentative e ti për tu përçarë.

Teksa u pyet rreth takimit me Yuri Kim dhe nëse kjo platform është produkt i SHBA-së, Alibeaj u përgjigj se autorësia është e demokratëve dhe e deputetëve.

Muhamet Veliu: Çfarë shikoni si problemin më madhor në implementimin e platformës?

Alibeaj: Nuk dua të shoh probleme, dua ti jap zë përgjegjësisë që secili nga deputetët ka shprehur dhe konkluduar në këtë dokument. Shpresoj që ky proces bashkon demokratët. Kushdo që nuk bën zgjedhje për bashkimin e demokratëve bën përçarje e vetëm bashkim nuk do. Kush do të bëje procese të shpejta si zgjedhjet e sotme në 10 degë, do përçarje dhe kjo logjikisht të con tek përjashtimi. PD është e demokratëve jo e emrave të veçantë. Ata i japin identitet PD-së, nuk duhet manipuluar sakrifica e tyre. Kjo është ajo që ne mbështesim.

11 ditë më parë takuat Yuri Kim, a është produkt i amabasadës amerikane platforma?

Autorësia e kësaj platform është e deputetëve të PD-së, e të gjithë demokratëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA