“Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjenden e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve”, kështu shkruan në një postim në facebook kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në përgjigje të reagimeve ndaj platformës për bashkimin e demokratëve.
“32 deputetë të grupit parlamentar të PD janë jo vetëm vota, por dhe zëri i demokratëve që sot më shumë se kurrë duan të ndalet procesi i përcarjes dhe të nisë bashkimi i vërtetë. Jo me fjalë por me vepra konkrete, në cdo qelizë të partisë dhe jo vetëm në zyrat e selisë qendrore.
Deputetët e PD duhet t’i shërbejnë vetëm interesit të demokratëve dhe interesi i tyre është bashkimi dhe forcimi i PD. Koha për të ndalur rrugën e përçarjes që i shërben vetëm Edi Ramës është tani. Koha për të treguar maturi dhe përgjegjshmëri është tani.” -vijon më tej Alibeaj.
Top Channel