Platforma e Alibeajt/ Komisioni i Rithemelimit: Bashkimi i demokratëve vjen vetëm përmes votës së lirë

16/04/2022 14:28

Flamur Noka reagoi në emër të Komisionit të Rithemelimit lidhur me platformën e prezantuar sot nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve.

“Askush nuk do mundet të zëvendësojë votën e lirë me blinda e gaz lotsjellës. Koha e përjashtimeve ka përfunduar. PD mbetet e hapur për të diskutuar me cdo deputet e cdo demokrat për specifikat që kanë hasur.

Jemi të gatshëm të verifikohet cdo procedurë zgjedhore. Në asnjë rast, procesi i nisur prej muajsh nga kuvendi 11 dhjetorit nuk do ndalojë. Mirëpresim ata që po bëhen pjesë e procesit. Nuk do lejojmë të pengohet nga frika e Lulzim Bashës.

Bashkimi i demokratëve vjen vetëm përmes votës së lirë. Kush dëshiron të lidhë fatin e tij me vegla të Ramës, i lirë ta bëjë. Koha e Edi Ramës me pengmarrje të PD ka marrë fund. Kuvendi është forumi më i lartë vendimmarrës i PD, askush nuk ka tagër ta diskutojë atë. Të gjithë të bashkohemi në Kuvendin kombëtar të 30 prillit. Në fund të respektojmë votën dhe vendimet në Kuvendin kombëtar të demokratëvë.” -tha Noka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA