Bota e tenisit shtanget nga 15 sportistë që nuk përfundonin dot ndeshjet në ‘Miami Open’ (fotot)

16/04/2022 17:52
Paula Badosa (djathtas) e italiani Jannik Sinner (majtas) terhiqen ne cerekfinale

Bota e tenisit ka reaguar me mosbesim teksa dy favoritët e titullit Paula Badosa e Jannik Sinner janë tërhequr nga çerekfinalet e kompeticioni të tenisit Miami Open pasi ishin ndjerë keq gjatë ndeshjeve të tyre.

Më tej numri 3 në botë për femra Badosa u detyrua të linte ndeshjen e përlotur pas problemeve me frymëmarrjen dhe flluskave te ujit ne kembe, përballë amerikanes American Jessica Pegula.

Në fillim të javës Badosa kishte pranuar se nuk ishte e sigurtë nëse do të konkuronte në raundin e katërt, të cilin rrjedhimisht e fitoi.

Por spanjollja që besohej në formën më të mirë sportive, mezi mbahej në këmbë para se të tërhiqej nga ndeshje që po humbiste 4-1.

Në shortin e meshkujve, fenomeni italian Sinner gjithashtu u detyrua të tërhiqej kundër Francisco Cerundolo që renditej i 103-të në botë.

Pas ndeshjes impresionuese ku italiani mundi australianin  Nick Kyrgios në raundin e katërt, Sinner tha se kishte fluska uji në këmbët.

Cerundolo pranonte se nuk e besonte që shihte mikun e tij që “mezi ecte nga njëra anë e fushës te tjetra.”

“Nuk e dija që ishte aq keq, shpresoj të bëhet mirë, ai është një tenist i madh”, u shpreh kolegu.

Në total, kanë qenë 15 braktisje të ndeshjeve ose tërheqje nga kompeticioni në Miami Open.

Fansat kanë mbetur të shokuar në një prej ngjarjeve më të pashpjegueshme në botën e tenisit, teksa shumë prej tyre nuk arritën të shkojnë një ndeshje të plotë të idhujve të tyre./Yahoonews/

FOTO GALERI
1/3
Favoritët Paula Badosa e Jannik Sinner janë tërhequr nga çerekfinalet e kompeticioni të tenisit Miami Open

Top Channel