Bella Hadid thotë se Instagram i ‘fsheh’ postimet kur shkruan në mbrojtje të Palestinës (fotot)

16/04/2022 19:00

Modelja Bella Hadid tha dje se rrjeti social Instagram i fshihte postimet e me opsionin ‘shadow banned’ kur shkruante në lidhje me konfliktin në Palestinë.

‘Instagram më ka ndaluar përsëri postimet – jam e sigurt që ka të bëjë me Palestinën’, thotë modelja 25 vjeçare, që e shoqëronte me një foto të syrit të vet të përlotur, në një kohë të përshkallëzimit të dhunës në konfliktin e vjetër të Lindjes së Mesme.

Hadid e cila është me origjinë holandeze dhe palestineze, ka 51 milionë ndjekës në rrjet, shpërndante një imazh nga njoftimi në llogarinë e saj ku i njoftoheshin kufizimet e vendosura.

Ajo ka shpërndarë rregullisht opinionin e saj për konfliktin, në kohën e muajit të shenjtë musliman të Ramazanit dhe të nisjes së festës hebreje të Passover (Kalimi në anën tjetër).

Në një prej videove ajo shfaqte ushtrinë izraelite që hynte në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem.

Ajo shkruante: “Do të ripostoj këtë video më vonë. Le të mbajmë mend se ky është nga vendet më të shenjta në botë, ku çdo besim fetar ka vendin që e quan ‘shtëpi’. Vendi i lutjes, vendi i jetës, por siç e shihni kjo e fundit nuk është aq e sigurtë. Këtu ka kisha, xhami e sinagoga …”

Më tej ajo shtonte: “Por t’i bësh këtë vetëm njërit grup, gjatë lutjeve të muajit të shenjtë të Ramazanit, duhet të kesh një mendje të sëmurë”.

Në lidhje me sulmin e dy ditëve më parë të ushtrisë izraelite në xhaminë e Jeruzalem, ku u plagosën më shumë se 150 vetë, Hadid tha se “shteti i Izraelit sulmon, vret e plagos palestinezët teksa janë duke u lutur në muajin e Ramazanit, në tokën ku kanë qenë prej shekujsh”.

Duke cituar shkrimtarin e ndjerë libanez Kahlil Gibran, Hadid shkruante se ‘Palestina ka qenë parajsa e tre besimeve kryesore, por shteti i Izraelit lejon vetëm praktikimin e  judaizmit’.

Në lidhje me një video ku një ushtar izraelit dukej se godiste një grua palestineze dhe më pas largohej, Hadid shkruante:

“Shumë izraelitë duhet të shkojnë me detyrim në shërbimin ushtarak, por ama kanë në dorë të mos jenë mizorë si ky burrë. Në çfarë bote është kjo? Në çfarë vendi, shteti apo planeti? Të godasësh një grua kështu, dhe më pas të vraposh. Këta njerëz besojnë se po mbrojnë diçka? Ky nuk është një njeri por një ‘fatkeqësi’”.

FOTO GALERI
1/5
Modelja Bella Hadid tha dje se rrejti social Instagram i fshihte postimet e me opsionin 'shadow banned' kur shkruante në lidhje me konfliktin

Top Channel