19 vjeçarja me këmbët më të gjata në botë, ka gjymtyrët të gjatë sa aktori Danny DeVito (fotot)

16/04/2022 16:11

Kjo adoleshente gjigante mban rekordin botëror Guinness si gruaja me këmbet më të gjata në botë, teksa gjymtyrët e saj të poshtme janë më të gjata se e gjithë gjatësia e aktorit Danny DeVito.

19 vjeçarja amerikane Maci Currin, mban gjithashtu rekordin e këmbëve më të gjata të një adoleshenteje, çka i ka sjellë miliona fansa në rrjetet sociale.

Me një gjatësi totale prej 2.1 metra, këmbët e Maci përbëjnë 60 përqind të gjatësisë së saj, me rreth 135 cm. Ato janë vetëm 12 cm më të shkurtra se aktori amerikan Danny DeVito, i cili është i gjatë vetëm 147cm.

Por në vend që të fshihet nga vëmendja publike, Maci e ka ‘përqafuar’ figurën e saj madhore dhe përdor rrjetet sociale për të shpërndarë mesazhe pozitiviteti për trupin.

Maci nga Texas, tha se kishte hapur faqen e saj në TikTok si një shaka, por shpejt videot e saj merrnin miliona shikime dhe ajo nisi të merrte serizosht platformën.

“Meqënëse video po merrte shumë shikime familjarët më nxitën të postoja për gjatësinë dhe eksperiencat e mia. Me anë të shpërndarjes së postimeve mësova të dua më shumë veten dhe të tregoj se të jesh e gjatë nuk është aq keq sa e tregojnë disa.”

Por Maci pranon se avantazhet e të qenit të gjatë janë shumë të kufizuara dhe sigurisht ka sfidat e saj.

“Bota nuk është krijuar për njerëz më të gjatë, duket sikur është ndërtuar vetëm për një masë, për masën ideale”.

“Kur më afrohen njerëz në publik më pyesin vetëm për gjatësinë ose kërkojnë të bëjnë foto me mua”.

“Nuk e kam problem t’i përgjigjem pyetjeve të tyre, vetëm nuk më pëlqen kur bëjnë foto me mua pa më kërkuar leje”.

“Nganjëherë marr shumë urrejtje në rrjetet sociale, në fillim më bezdiste por më vonë kuptova se nuk duhet të merakosem për njerëz që nuk dinë asgjë për mua apo me të cilët nuk do të takohem kurrë”.

Maci thotë se është ‘single’ por me dëshirën e saj pasi ka shumë adhurues që kërkojnë të njihen me të.

FOTO GALERI
1/7
Kjo adoleshente gjigante mban rekordin botëror Guinness si gruaja me këmbet më të gjata në botë

Top Channel