Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ftuar opozitën të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së ri të presidentit.
Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, Balla shprehet se në javët në vijim duhet dialog me grupet parlamentare dhe opozitare në Kuvend.
“Kuvendi i Shqipërisë është vendi i dialogut konstruktiv. Ne duhet të ndahemi nga modelet bajate të së shkuarës në të gjitha format e saj dhe të punojmë së bashku për të ardhmen.
Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në të cilin Kuvendi i Shqipërisë do të investohet gjatë javëve në vijim, do të reflektojë gatishmërinë tonë për dialog me grupet parlamentare opozitare në Kuvend.
Ne do t`i japim Shqipërisë një President normal dhe krejtësisht të ndryshëm nga presidenti në largim”, shkruan Balla.
Top Channel