Zelensky: Bota duhet të përgatitet, Putin mund të përdorë armë bërthamore

15/04/2022 18:15

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se të gjitha vendet e botës duhet të përgatiten për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga rusët në Ukrainë.

Zelensky tha për gazetarin e CNN, Jake Tapper se presidenti rus nuk e nuk vlerëson jetën e popullit të Ukrainës dhe se e gjithë bota është e rrezikuar.

“Jo vetëm unë, e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen sepse mund të mos jetë informacion i vërtetë, por edhe mund të jetë i vërtetë”, tha Zelensky në anglisht.

“Armët kimike, ata mund ta bëjnë atë, për ta jeta e njerëzve është asgjë. Kjo është arsyeja pse ne  duhet të mendojmë të mos kemi frikë, të mos kemi frikë, por të jemi gati. Por kjo nuk është një çështje për Ukrainën, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën, mendoj”, tha ai.

Thirrjet e Ukrainës për rrezikun e përdorimit të armëve të tilla nga Rusia nuk janë të reja.  Ata edhe më herët kishin pretenduar se  në luftanijen Moskva të mbytur në Detin e Zi të enjten, mund të ketë pasur koka raketore atomike.

Nëse vërtetohen pretendimet se ajo transportonte vërtet armë nukleare, ky mund të përbëjë një incident të rrezikshëm sipas ushtria amerikane.

Këta të fundit kanë mbështetur mundësinë se Putin nëse e sheh veten të zënë ngushtë  në luftën që ka nisur mund të përdorë armë taktike nukleare. Drejtori i CIA-s Bill Burns tha se ata nuk i marrin lehtë kërcënimet e presidentit Putin.

Armët taktike nukleare përfshijë raketa me rreze të shkurtër, mina, bomba të tjera të cilat në brendësi kanë koka raketore atomike, që nëse shpërthejnë mund të shkaktojnë  shkatërrime në masë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA