Në bashkëbisedimin me mediat ish kryeministri Sali Berisha foli për presione ndaj gjykatës së Tiranës lidhur me ankimimin e vendimit të gjyqtarit Zhukri.
Berisha theksoi se vijojnë përpjekjet e Ramës për të mbajtur peng PD-në ndaj edhe padi të tilla, pa asnjë bazë ligjore sipas tij, janë të destinuara të dështojnë.
“Në kampin opozitar vazhdon procesi i zgjedhjeve në degët e PD-së. Procesi i afrimit dhe përpjekjeve të ndershme të bazës së partisë për shërimin e çarjes së krijuar, gjithashtu vazhdojnë përpjekjet e Ramës nëpërmjet ndonjë pengu në opozitë për të mbajtur peng PD-në nëpërmjet proceduarve anti-ligjore të padive as asnjë bazë ligjore por këto janë të destinuara të dështojnë.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe presionet që po bëhen në Gjykatën e Tiranës për të imponuar praktika anti-ligjore.”-u shpreh Berisha.
Top Channel