Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës bashkë me Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës Samendin Mehmetin kanë bërë të ditur që mëngjesin e sotëm policia kufitare është sulmuar teksa bëhej ndërrimi i zyrtarëve.
Sot rreth 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke realizuar ndërrimin në pikat kufitare.
“Ky sulm tashmë i faktuar me granat dore dhe AK 47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të policisë dhe qytetarët. Grupet e ndryshme në 3 ditët e fundit kanë bërë katër sulme ndaj Policisë së Kosovës”, tha Svecla.
Sipas tij, sulmi parë ka ndodhur duke vendosur iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëjtë me sulmin e sotëm.
Sulmi i dytë ka qenë me gurë. Sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot janë goditur dy veturat që transportonin zyrtarët policorë.
Top Channel