Për Sali Berishën ndryshe nga raporti i DASH që e shpall atë ‘non grata’, raporti i pak ditëve më parë, vërteton kokë e këmbë se qeveria është e lidhur me larjen e parave dhe drogën.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar raportin e DASH për Shqipërinë, për të cilin tha se është një ngjarje madhore pasi denoncohet haptas korrupsioni në të gjitha nivelet e shtetit.
Berisha shtoi se shteti është i lidhur ngushtë me pastrimin e parave dhe drogën prandaj edhe kërkon legalizimin e tyre.
“Natyrisht një ngjarje madhore tjetër, e javës ka qenë vlerësimi që DASH në raportin vjetor u bëri zhvillimeve në Shqipëri. Në atë raport denoncohet haptas dhe publikisht korrupsioni në të gjitha nivelet dhe afera e inceneratorëve. Denoncohet dhunimi i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, presioni mbi mediat, dhunimi i votës së lirë. Denoncohet vendosja e sistemit të drejtësisë në kontrollin e ekzekutivit dhe haptas mungesa e të drejtës së qytetarëve për një proces ligjor të ndershëm,. Të gjithë këta faktorë janë mure që bllokojnë ecjen e Shqipërisë në BE. Zhvillim i rëndësishëm ishte edhe deklarata për larjen e parave dhe drogën dhe ky është një turp për Shqipërinë, të cilat qeveria e lidhur kokë e këmbë me to kërkon ti legalizojë.”-u shpreh Berisha.
Pyetje: Pse duhet të jetë i besueshëm raporti i DASH kur flitet për korrupsionin e Ramës dhe jo i besueshëm për korrupsionin e Berishës?
Berisha: Thjesht një fakt, një provë, një dokument për të bërë të besueshëm çdo gjë, por pa një fakt, provë e dokument është e pamundur që një njeri i civilizuar, i lirë, të pranojë një gjë të tillë. Nuk jam vetëm unë. Mendoj që çdo njeri i lirë dhe i civilizuar nuk mund të pranojë.
Top Channel