“E kam ftuar 20 apo 30 herë”, Rakitiç zbulon historinë e dashurisë me gruan e tij: Ishim si Jane dhe Tarzani

15/04/2022 22:29

Ivan Rakitiç ka zbuluar për të gjithë historinë e lidhjes me gruan e tij, të cilën tregon se e ftuar 20 ose 30 herë për të dalë, derisa ajo pranoi që ata të ishin bashkë.

Sipas lojtari, pavarësisht tentativave ishte fakti që nuk dinte të fliste mirë spanjisht një nga elementet kryesor që e pengonte atë për ta bindur Raquel Maurin për të dalë.

“Nuk di si ta shpjegoj. Sa herë që shihja atë, ishte si një bomb që shpërthente brenda meje. Javë pas jave fillova të mësoja disa fjalë në spanjisht dhe nëse ngecja përpiqesha me duar e me këmbë për t’i shpjeguar asaj se çfarë po përpiqesha t’i thoja.  Asaj i dukej si shaka dhe thonte, ‘Unë…Jane…Ti…Tarzani. Pija shumë kafe, ishte qesharake sepse e kam ftuar 20 apo 30 herë”, zbuloi Rakitiç për “The Players Tribune”.

Arsyeja pse Rakitiç ka pirë aq shumë kafe gjatë asaj periudhe është sepse Raquel punonte në barin e një hoteli dhe kjo ishte e vetmja mënyrë që mesfushori të fliste sadopak me të.

“Ajo nuk tha kurrë jo”-tha lojtari, por nuk i tha as po kështu që Rakitiç iu desh që të shkonte ta takonte vazhdimisht, derisa Raquel pranoi dhe tashmë ata janë burrë e grua./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA